Shefat e financave globale janë mbledhur në Cairns, Australi, ku po përballen me një presion gjithmonë e më të madh për të ndërmarrë hapa në nxitje të rritjes teksa perspektiva ekonomike globale vijon të ‘zbehet’.
Grupi i 20 ekonomive pritet që në takimin e ministrave të finacave dhe bankierëve qëndrorë këtë fundjavë të diskutojë planet mbi mënyrat për të rritur prodhimin e brendshëm bruto me 2 për qind gjatë pesë viteve të ardhshme, një angazhim që grupi do e përsërisë në Cairns, tha një zyrtar, duke cituar projekt-komunikatën. Delegatët e G-20 e perceptojnë perspektivën e rritjes globale, si më pak pozitive se sa në fillim të vitit, tha ai.
Rimëkëmbja ekonomike globale është lëkundur nga takimi i shkurtit të G-20 në Sydney, me Evropën që po shfaq shenja të rënies në deflacion, rigjallërimi i Japonisë ‘u zbeh’ nga rritja e taksave të shitjes në prill dhe objektivi prej 7.5 % i rritjes së Kinës për vitin 2014 po bëhet më i vështirë për tu arritur. Disa zyrtarë në takim, si Sekretari i Thesarit amerikan Jacob J. Leë, po bëjnë presion që anëtarët të marrin në konsideratë masa më imediate për të rritur kërkesën.
“Në përgjithësi, ekonomia globale vazhdon të performojë dobët, ‘ referoi Leë. ‘Ka një nevojë teper te ngutshme për më shumë punë në mënyrë që të arrihet rritje më e shpejtë dhe më e balancuar, për të përforcuar kërkesën dhe për të nxitur punësimin.’