Dukuria e shfaqur në ekonominë shqiptare, ku bizneset vendase dhe ato të huaja po transferojnë fitimet e tyre jashtë është diskutuar në emisionin Ekopolitikë, ku nuk kanë munguar debatet mes opozitës dhe mazhorancës. Për demokratët pasiguritë në vend janë rritur, duke detyruar kompanitë të largohen. Ndërsa për socialistët qeveria ka ndërmarrë reforma të domosdoshme, të cilat nuk mund të shtyheshin më.
Sherefedin Shehu, deputet i PD: “Pse nuk shihni realitetin dhe ekonominë reale, që po ikin shumë biznese nga Shqipëria? Emra të mëdhenj që kanë qenë në Shqipëri, tani po ikin. Shpresoj që të vijnë emra të tjerë të mëdhenj, po kur ikin këta nuk ka se si vijnë të tjerët. Të jemi pak më kokretë. Shikoni statistikat se çfarë ndodh në ekonominë reale. Do dëshiroja të flisnim në terma më kontrekë për qytetarët, për bizneset ”.
Pas konfirmimit nga FMM të parashikimit për rritje ekonomike 3% këtë vit, ekspertët dhe përfaqësuesit e biznesit janë shprehur skeptikë, ndërsa i kanë kërkuar qeverisë të bëjë kujdes me partneritetin publik privat, pasi krijohen mundësi për korrupsion.
Zef Preçi, ekspert për ekonominë: “Mendoj se duhet treguar shumë kujdes përsa i përket partneriteteve publike dhe private sepse nuk po vidhet vetëm e sotmja, nuk po hipotekohen interesa të mëdha të logove të biznesit ndoshta dhe të mafias, por po lihet peng edhe e ardhmja, dhe nuk mund të vendosë një këshill bashkiak, i zgjedhur me listë partie, për 35 vitet e ardhshme e të tjera si këto. Rritja ekonomike e vitit 2015 sipas vlerësimit tim pritet të jetë e ngjashme me vitin 2014”.
Gjergj Buxhuku, administrator i Konfindustrisë: “Ekonomia shqiptare sot vuan nga sëmundje të rënda. Nuk mund të pritet përmirësime të ekonomisë shqiptare me aspirinat dhe oksigjenin që mund t’i jepet në zgjedhjet vendore”.
Përfaqësuesit e biznesit kanë bërë të ditur se kanë nisur diaskutimet me qeverinë për paketën fiskale të vitit të ardhshëm, ku ata do të kërkuar ndryshime të sistemit të taksave dhe nivelit të tyre.
/ORA NEWS
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.