Është zhvilluar sot takimi për 300 ditët e bujqësisë, i shoqëruar me “Projektin Harvard për nevojat në bujqësi”, ku marrin pjesë një ekip ndërkombëtar me ekspertë dhe studentë.
Kryeministri Edi Rama tha se “modeli i marrëdhënieve mes shtetit dhe fshatit në gjithë këto vite, i bazuar tek subvencionet në formën e lëmoshave për mbijetesë dhe jo në formën e investimeve për të krijuar zinxhirë vlerash, është një model thjesht dhe vetëm mbijetesë që nuk na çon asgjëkund. Këtu kemi ndryshuar qasje, ne duam të nxisim sipërmarrjen bazuar tek vlera që krijohet dhe krijon vlerë, jo bazuar tek ideologjia e lëmoshës”.
Ai vuri theksin te rritja me 70% e fondit mbështetjes për bujqësinë. “Nga ana tjetër kërkuam që vetë fermerët të angazhoheshin për të aplikuar me projekte ku kriteri bazë i vlerësimit ishte, çfarë do të sjellë kjo gjëja që do bësh më pas dhe çfarë do të gjenerojë më pas, për të arritur që të nxisim prodhimin, punësimin, eksportin dhe duke krijuar shembuj suksesi që të gjenerojnë sukses”.
Ekspertët e huaj kanë theksuar se nëse Shqipëria zë 70% të tregut në SHBA për sherebelën, ajo mund të ketë dhe 10% të tregut të domates. Ata kanë rekomanduar që Shqipëria t’I japë prioritet bujqësisë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.