Në janar – nëntor eksportet bullgare për vitin 2015 ndaj BE-së janë rritur me 8.3% krahasuar me periudhën korresponduese të vitit 2014 dhe arritën në 26.9 mlrd BGN, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave të Bullgarisë. Partnerët kryesorë tregtarë të Bullgarisë kanë qenë Gjermania, Italia, Rumania, Greqia, Franca dhe Belgjika, të cilat përbënin 69.3% të eksporteve drejt vendeve anëtare të BE-së. Në nëntor të vitit 2015 eksportet drejt BE-së u rritën me 1.3% në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar dhe arritën në 2.474 mlrd BGN.
Importet bullgare nga BE-ja gjatë periudhës janar-nëntor u rritën me 5.9% krahasuar me të njëjtën periudhë për 2014 dhe shtuan deri në 30.4 mlrd BGN në cmimet e CIF.
Shumat më të mëdha janë raportuar për mallrat e importuara nga Gjermania, Italia, Rumania, Greqia dhe Spanja. Në nëntor 2015 importet bullgare nga shtetet anëtare të BE-së u rritën me 7.8% në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar dhe arritën në 3,048 mlrd BGN në CIF. Bilanci i tregtisë së jashtme të Bullgarisë me BE –në në periudhën janar – nëntor të vitit 2015 ishte negativ dhe shtoi deri në 3.467 mlrd BGN.