Eksportet në Turqi u rritën 11,8% në korrik, duke arritur 14,1 miliardë dollarë, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë në muajin korrik, sipas të dhënave të Turkish Exporters’ Assembly (TIM) këtë të mërkurë.
Rritja më e madhe e eksporteve është shënuar në sektorin e mbrojtjes dhe aviacionit, me një rritje prej 38,3%, ndjekur nga eksportimi i varkave dhe jahteve me një rritje prej 64%, ndërsa eksportet e çelikut janë rritur me 60%.
Sipas të dhënave të TIM, eksportet e vendit në 7 muajt e 2018-s u rritën me 7% duke arritur në 96,3 miliardë dollarë. Eksportet në 12 muajt e fundit janë rritur me 8,1% duke arritur 163,3 miliardë dollarë.
Ndërkohë importet gjatë korrikut të Turqisë janë 20.1%, në rënie me 6.4%, kurse norma e eksporteve u rrit në 70.1% nga 58.7%.
Burimi: Daily Sabah