Përfaqësues të biznesit, njohës të fushës ekonomike, vlerësojnë se, pavarësisht numrit në rritje të të diplomuarve për ekonomi, cilësia e tyre është larg kërkesave të tregut
Kosova nxjerr çdo vit me qindra e mijëra të diplomuar për ekonomi, por njohës të kësaj fushe vlerësojnë se shpesh në krye të institucioneve të rëndësishme që hartojnë politika ekonomike nuk janë të aftët, por të paaftët. Ligjëruesi universitar dhe ish- kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës.
Nazmi Mustafa, thotë se kjo është një çështje sfiduese, sidomos për vendet që kanë dalë nga lufta dhe i vuajnë pasojat e shkatërrimit, shkruan Kosova Sot.
“Kur shtrohet kjo çështje, nuk ka ekspert të kësaj fushe që nuk pajtohet se resurset, burimet më të rëndësishme dhe më të begatshme në Kosovë, janë burimet njerëzore”, u shpreh ai.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.