Industria e Smart TV do të pasurohet me një konkurrent të ri, që me siguri do t’ua bëjë jetën më të vështirë shumë kompanive.
Amazon në bashkëpunim me kompaninë kineze TCL, ka nisur prodhimin e Televizorëve të parë Smart, me sistem operativ Fire TV.
Me televizorin smart Element Amazon Fire TV Edition 4K, platforma e e-commerce bën një hap të rëndësishëm përpara: Fire TV, sistemi operativ i Amazon, është i instaluar direkt në televizor dhe përdoruesit mund të shkarkojnë aplikacione dhe të shohin filma pa qenë e nevojshme ta lidhin me dekoderin.
Karakteristika të Element Amazon Fire TV Edition 4K TV
Për të realizuar Televizorin e parë Smart me sistemin e vet operativ, Amazon ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë kineze TCL, e famshme edhe për realizimin e smartphone-ve Alcatel dhe BlackBerry KEYOne.
Televizori do të ketë ekran me rezolucion 4K (3840 x 2160 piksel) dhe memorie të brendshme 16 GB për të regjistruar programet që ju pëlqejnë. Një karakteristikë tjetër interesante është prania e Alexa, inteligjenca artificiale e Amazon.
• Rezolucion: 3840 x 2160 (4K UHD)
• Refresh rate: 120Hz / 60Hz (for 4K UHD)
• Procesor: Quad-core T1-938
• GPU: ARM Mali Multi-core 3D GPU3GB
• Memoria: 3 GB
• Memoria e brendshme: 16GB
• Porta: HDMI x 4 (HDMI 2.0 me HDCP 2.2), Component/Composite x 1, Optical SPDIF x 1, TV/DTV x 1, USB 2.0 x 1, USB 3.0 x 1, Ethernet x 1 (10/100/1000Mbp), VGA x 1, Headphone x 1, RCA Input x 1
• Wi-Fi: Dual-band, dual-antenë Wi-Fi (MIMO). Supports 802.11a/b/g/n/ac Wi-Fi networks.
• Rezolucion streaming: 2160p, 1080p, and 720p up to 60fps
Çmimi dhe dalja në treg
Element Amazon Fire TV Edition 4K do të realizohet në modele të ndryshme në varësi të madhësisë së ekranit.
Versioni i parë, 43 inç, do të jetë i disponueshëm në platformën e-commerce për 449 dollarë (pak më shumë se 400 euro); modeli 65 inç që do të kushtojë 889 dollarë (rreth 800 euro).
Smart TV do të jenë të disponueshëm duke filluar nga qershori i këtij viti.