Jeff Bezos dhe Elon Musk janë dy ndër emrat më të mëdhenj në botën e sotme të biznesit
Bezos ka krijuar kompaninë e tij në Seattle në vitin 1994. Sot Amazon është në rrugë të mbarë për t’u bërë kompania e parë prej 1 mijë miliardë dollarësh nëbotë.
Aktualisht, Musk drejton dy kompani të mëdha, që synojnë të revolucionarizojnë transportin në tokë dhe hapësirë.
Të dy kanëarritur shumë në fushat respektive, duke tërhequr vëmendjen e publikut. Të dy kanë shprehur vizione të jashtëzakonshme për atë që na pret në të ardhmen.
Business Insider i krahasoi Bezos dhe Musk në disa kategori, ndër të cilat ecuria e kompanive të tyre, vlerësimi nga punonjësit e tyre, zakonet filantropike, fitimet dhe vizionet e tyre për të ardhmen, për tëkrijuar një ide se cili nga dy vizionarët është më i suksesshëm.
Ja vendimi ynë
TESLA DHE SPACEX NË FUND MUND TË SHNDËRROHEN NË KOLOSË, POR AMAZON TASHMË E KA PUSHTUAR BOTËN
Amazon është një ndër gjigantët teknologjikë më të fuqishëm sot, por në të vërtetë– sipas Markets Insider – ka pasur një fillim mjaft të vështirë. Kolosi i e-commerce ka pasur një numër të madh konkurrentësh mes shitësve tradicionalë të libravedhe habiti WallStreet nga fakti që Amazon nxiste rritjenkundrejtfitimeve. Përgjatëkohës, ka pasur vite të trazuara.Sot, vlera në bursë e aksioneve tëAmazon është shumëfishuar thuajse 500 herë nga viti 1997.Sipas CNN, kompania aktualisht ka njëvlerë tregu prej 689,93 miliardë dollarësh dhe në të punojnë më shumë se 541.900 persona në të gjithë botën.
Pikërisht vitin e kaluar, Amazon ka bërë hapa të mëdha në hapësirën komerciale, duke blerë Whole Foods.
Edhe Tesla ka pasur disa vite të paqëndrueshme që kurështë bërë një kompani e cila kuotohet në Bursë në vitin 2010. Aktualisht, shtëpia automobilistike ka njëvlerëtregu prej 58,4 miliardë dollarësh.Por përgjatë viteve, disa persona, duke përfshirë edhe vetë Musk, e kanë mbivlerësuar vlerën e kompanisë – thotë Markets Insider. Por së fundi, stoku ka nisur të rimëkëmbet dhe sotka arritur 300 dollarë për aksion.
Tesla ka sot 32.300 persona, pasi pushoi nga puna rreth 700 persona në nëntor, sipas Fortune.
Usa Today ka thënë se Musk ka premtuar se SpaceX do të kuotohet në bursë kur ajo të fillojë fluturimet në Mars.
Fituesi: Bezos
PJESA MË E MADHE E PUNONJËSVE NË AMAZON, SPACEX DHE TESLA I VLERËSOJNË DREJTUESIT E TYRE TË SUKSESSHËM
Vlerësimet e Musk ndryshojnë mes punonjësve të SpaceX dhe Tesla. Ndërkohë që 96% e punonjësve të SpaceX e vlerësojnë CEO-n e tyre, kjo përqindje bie në vlerë – ende pozitive – në 84% tek Tesla. Mesatarja e vlerësimeve të SpaceX dhe Tesla, për Musk,është 90%.
Ndërsa Bezos vlerësohet nga 87% e punonjësve të Amazon. Nëse do të bënim një vlerësim mesatar mes Amazon dhe Blue Origin, kompania hapësinore private dhe shoqëria hapësinore që Bezos ka themeluar, do t’i jepte Bezos një vlerësim të përgjithshëm me 90%, po aq sa Musk. Ka vetëm një problem në këtë metodë, Bezos nuk është CEO (Chief Executive Officer) i Blue Origin.
Fituesi: Musk
SI MUSK EDHE BEZOS KANË DHËNË KONTRIBUTIN E TYRE NË NJË SËRË KAUZASH FILANTROPIKE, PËR SHEMBULL NDIHMË NË RASTE FATKEQËSISH NATYRORE, INTELIGJENCA ARTIFICIALE, STUDIME MBI KANCERIN DHE BURSA STUDIMI
Në temën e filantropisë, si Bezos edhe Musk kanë krijuar fondacione me emrin e tyre. Musk Foundation siguron subvencione për të mbështetur edukimin STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë), energjinë e rinovueshme dhe mjekësinë pediatrike. Inside Philosophy thotë se në katastrofën nukleare të Fukushima Daiichi në vitin 2011, fondacioni dhuroi 250 mijë dollarë për të ndihmuar prefekturën japoneze në krijimin e një sistemi me energji diellore.
Në vitin 2015, Musk i dhuroi 10 milionë dollarë“Future of Life Institute”, e angazhuar për të siguruar që Inteligjenca Artificiale t’i sjellë përfitime njerëzimit. Solar City, kompania që kontrollohet nga Tesla, i ka dhuruar po ashtu sisteme energjie diellore kompanisë Codem, në Alabama.
Sipas Inside Philantropy, Bezos Family Foundation është krijuar nga prindërit e administratorit të deleguar. Bezos dhe gruaja e tij MacKenzie janë pjesë e bordit të fondacionit.
Çifti ka bërë donacione në fusha të ndryshme, duke përfshirë 33 milionë dollarë për një bursë studimi për “ëndërrimtarët”, 10 milionë dollarë në kërkimin e imunoterapisë kundër kancerit, 15 milionë dollarëUniversitetit Princeton, për studimin e lidhjeve nervore.
Fituesi: Të dy kanë bërë përpjekje të konsiderueshme filantropike. Këtë herë fituesi është Bezos, duke u bazuar vetëm në shumën e parave që ka dhuruar.
BEZOS ËSHTË NJERIU MË I PASUR NË TË GJITHË HISTORINË – POR PASURIA NETO E MUSK DO TË RRITET NËSE DO TË JETË NË GJENDJE TË ZGJEROJË AKTIVITETIN E TESLA-s
Sipas Forbes, Musk ka një pasuri neto prej 20,8 miliardë dollarësh. Por Bezos teknikisht është njeriu më i pasur në histori, me një pasuri neto e vlerësuar nga Forbes në 119,4 miliardë dollarë.
Por Musk mund ta kalojë Bezos, nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve. Fortune ka thënë se plani i ri i pagesës konfirmon se,nëse do të jetë në gjendje të rrisë Tesla-n në 650 miliardë dollarë nëvlerëtotale aksioneshbrenda vitit 2028, mund të marrë 55,8 miliardënga stock-u. Jen Wieczner nga Fortune thotë se është diçka e pamundur që Musk ta arrijë Bezos, sepse pasuria e krijuesit të Amazon do të vazhdojë të rritet.
Fituesi: Bezos
MUSK DHE BEZOS KANË NJË VIZION TË JASHTËZAKONSHËM PËR TË ARDHMEN.BEZOS DHE MUSK KANË NJË PASION TË MADH PËR HAPËSIRËN
Musk i është kushtuar shumë drejtimit të SpaceX njëkohësisht me Tesla-n. Për të, misioni për t’i bërë qeniet njerëzore “një specie multi-planetare” nuk është vetëm një biznes: është jetike për mbijetesën tonë.
Edhe Bezos ka pasur interes të vazhdueshëm për hapësirën që nga fëmijëria, që e ka shtyrë të themelojë Blue Origin në vitin 2000. Sipas Yahoo, Bezosthotë se njerëzimi duhet tërikthehet në Hënë.
Ndërsa Musk dëshiron të shkojë përtej Hënës – sipas Forbes. Objektivi i Musk është të krijojë një vendbanim në Mars. Por eksplorimi i hapësirës nuk është objektivi i vetëm i Bezos dhe Musk. Musk shpreson që teknologjia SpaceX të arrijë të zvogëlojë edhe kohën e udhëtimit në Tokë. Ai po përpiqet tëreduktojë trafikun në Los Anxhelos me një projekt të rëndësishëm me tunele nëntokësore.
Ndërkohë Amazon e Bezos ka ndryshuar shitjet me pakicë përgjithmonë. Recode thotë që CEO ka në mendje një objektiv të vetëm për kompaninë, për të cilin fliste që në vitin e largët 1999. “Vizioni ynë për Amazon.com është ai që të jemi shoqëria mëe fokusuar te klienti në botë”. Të gjitha nismat e ndërmarra nga Bezos dhe Musk mund të kenë ndikim të madh në histori. Por objektivi afatgjatë i Musk për tëçuar njerëzit për të populluar planetë të tjerë do të kishte ndikim më të fortë.
Fituesi: Musk
Në këtë klasifikim Bezos ka marrë tre nga pesë pikë në kategoritë tona, kështu që ai është triumfuesi.
Musk mund të ketë edhe vizione më largpamëse për të ardhmen e biznesit, teknologjisëe njerëzimit.
Por Bezos ka avantazhin për atë që ka qenë në gjendje të bëjë deri tani. Kështu që për momentin, Bezos është vizionari me më shumë sukses.
Burimi: Business Insider
Ky eshte perkthim fije per pe nga business insider. Po analiza juaj si reviste ekonomike ku eshte?