Ministri i Bujqësisë, Burimeve Natyrore dhe Mjedisit të Qipros, Nikos Kouyialis ka thënë se embargoja ruse për prodhimet e BE-së i ka kushtuar ekonomisë së Qipros deri më tani 13 milion euro.
Në deklaratat e së martës, ministri tha se embargoja ka pasur një ndikim në ekonomi, duke prekur kryesisht agrumet.
‘Ne natyrisht do të kompensohemi nga Komisioni Evropian, por që kërkon shumë punë procedura për të pasur sukses në absorbimin e shumës më të lartë të mundshme nga Brukseli’, theksoi ai për Agjensinë e Lajmeve të Qipros.