Emigrantët evropiane në Mbretërinë e Bashkuar kanë paguar më shumë në taksa se sa kanë marrë përfitime në dekadën e fundit, sipas një raporti që kërcënon të nxisë debatin politik mbi emigracionin.
Njerëzit të cilët kanë migruar drejt Britanisë së Madhe pas vitit 2000 kanë kontribuar 20 miliard paund (31 miliardë dollarë) ndaj financave publike mes viteve 2001 dhe 2011, sipas studimit nga Qendra UCL për Hulumtime dhe Analiza të Migracionit. Emigrantët nga 10 vendet kryesisht të Evropës Lindore që u bashkuan me BE-në në vitin 2004 përllogariten të kenë kontribuar rreth 5 miliard paund.
Emigracioni është kthyer në një nga betejat kryesore politike teksa kryeministri David Cameron kërkon të rizgjidhet në muajin maj, duke e vënë atë në pozita konflikti me Gjermaninë ndërsa ai favorizon kufizimin e lirisë së lëvizjes, një parim kyç i BE-së. Me konservatorët që po humbasin vota ndaj partisë anti-BE, Indipendence Party, ministrat po intensifikojnë retorikën e tyre me Sekretarin e Mbrojtjes Michael Fallon duke folur për qytete dhe komunitete që janë ‘mbytur’ nga punëtorët emigrant.