E rrethuar në veri nga vargmalet e Apenineve, lugina e begatë Po, e Emilia-Romagnas krenohet me mikpritjen që i karakterizon njerëzit e zonës, me disa prej tokave më të begata në të gjithë Italinë, dhe me disa prej ushqimeve më të shijshme në rajon.
Që prej antikitetit, kjo luginë e gjelbëruar është dalluar si një prej vendeve më të pasura të zonës, me markat e makinave më të shtrenjta, shtëpitë që u ngjajnë pallateve mbretërore, kisha të stilit roman dhe me pallate të mëdhenj operash.
Numri i vizitorëve që shkojnë në Emilia Romagna e tejkalon numrin e të gjithë vizitorëve të krahinave rrotull të marra së bashku, si ajo e Lombardisë, Venetos dhe Toskanës.
Via Emila është rruga kryesore e cila u ndërtua në fillim të viteve 187 para lindjes së Krishtit, e ndan provincën në dy anë, lindore dhe atë perëndimore. Përgjatë kësaj rruge ndodhen disa prej pallateve që i takojnë periudhës së Rilindjes.
Larg qendrës së provincës, ana “fshatareske” e Emilia Romagnas vjen me dy varietete topografike: fushore dhe kodrinore. Në anën veriore shtrihet një prej fushave më të mëdha të Italisë, ku rriten pothuajse të gjitha kulturat bujqësore të zonës. Por jo vetëm flora, në këtë zonë është shumë e pasur edhe fauna, me specie të rralla kafshësh, kryesisht të vendosura në zonën rreth luginës “Po Delta” në Adriatik. Ndërsa në Ferrara, vetëm 30 minuta larg nga Bolonja, shtrihet një prej qendrave më të njohura të periudhës së Rilindjes.
Në jug shtrihet zona e rrethuar nga vargmalet e Apenineve, të cilën ju mund ta eksploroni edhe me makinën tuaj personale dhe të shijoni artin e mrekullueshëm kulinar të kësaj zone.
Nëse jeni i pasionuar pas alpinizmit, një prej tundimeve tuaja më të mëdha mund të jetë, ekskursioni 25-ditor në vargmalet e Apenineve.
Në Emilia Romagna, ju mund të ushqeheni si një perandor i vërtetë sepse do të gjendeni në vendlindjen e makaronave me ragu, me kungull të mbushur, proshutës Parma, djathin kaçkavall (Parmesan) etj.