endrra e realizuar e nje vile

13/05/2008 00:00 0 komente

Magdalena Alla

Arkitektura e nje prej vilave me te bukura ne kryeqytet, qe i perket nje biznesmeni te njohur. Oborr me sere per lule, pishine, tarrace, skulptura… ne 1700 m².

Ben te ndalen gjithe ata qe kalojne afer saj dhe e shohin. Nga madheshtia dhe eleganca e saj e rralle per t’u pare neper Tiranen, gjithsesi me vila te bukura. Por rrallekush, megjithe deshiren, mund ta kaloje pragun e saj. Sepse ajo e krijon menjehere distancen me shumekend, duke u bere nga larg si nje ‘molle e ndalueme’ per çdo kalimtar. 

Megjithate, po t’i biesh ziles, porta me kangjella e viles mbreselenese hapet menjehere me telekomande nga zonja e shtepise, nje mesogrua me qendrim shume te thjeshte dhe te qeshur, ndersa perballe shfaqet e shtrire gjere e gjate vila madheshtore ngjyre kremi. Nga toka ka lartesine e nje vile trekateshe, por nje kat e zene ambientet e parkingut, mbi te cilat ngrihen dy katet, ndersa ne maje gjendet dhe nje tarrace e arreduar per te ndenjur. Vila i perket stilit neoklasik me ballkonet ovale dhe kollonat e punuara ne stil floeral. Muret e jashtme vende-vende jane te gdhendura nga skulptore e vende-vende me xhama te pikturuar, ashtu si shihen shpesh punime te tilla arkitekturore neper kisha apo xhami.

Gjysma e oborrit, madje dhe pjesa e pishines, rrethohen me peme qe formojne nje kurore me lartesi te barabarte disa metra nga toka, duke kryer funksionin qarkues te mureve prej betoni dhe kangjellash te oborreve normale, per te cilat kujdeset lulishtari i shtepise.

Sapo ve kemben te porta, ne pjesen e oborrit perballe viles jane vendosur njera pas tjetres nje skulpture e bardhe, kend shlodhes me tavoline e karrige prej hekuri me ornamente, te arreduara me lule natyrale. Pak me ne cep nje sere ne forme piramidale per te ruajtur dhe rritur lulet ne rast ngrice apo temperaturash te nxehta.

“E kemi bere çdo gje gati te persosur, ndertimi eshte bere me beton 300, duke ndjekur une vete deri rifiniturat apo ngjyrat e lehta te mureve”, thote zonja e shtepise, e cila tani nuk punon me si dikur jashte shtepise ne profesionin e saj dhe lulet jane bere pasioni i saj i madh.

Per kete vile kane punuar dy arkitekte shqiptare, nje per ndertesen nga jashte dhe nje per interioret. Si dhe skulpturimet e mureve jane bere me skulptore. Pikerisht ambientet e brendshme, me nje stil teper elegant dhe ato, zonja preferon t’i ruaje si privacine e saj. Madje, pergjithesisht, nuk ia ka enda te duket, e ka te veshtire te beje te njohur shtepine e saj.   

Gjithe shtepia, bashke me oborrin dhe pishinen, perben nje siperfaqe prej 1700 m² dhe i perket nje prej biznesmeneve teper te suksesshem ne Shqiperi.

I cili ka realizuar endrren qe njeriu mund te kete per nje shtepi te bukur. Por dhe pse ne vetvete duket kaq finale dhe ajo nuk eshte e persosur, sepse…  

Vila, mes pallateve!

Perballe portes teper elegante te viles po ndertohet nje pallat qe iu nderpret horizontin banoreve te saj, do t’u beje hije, e nga ku fqinjet do t’i shohin si ne pellembe te dores. Po ashtu dhe perkarshi, por te pakten aty nje pallat i ulet trekatesh. Ne mes te ketij rrethimi kakofonik arkitekturor gjendet nje nga vilat me te bukura rezidenciale ne Tirane, si dhe shume te tjera qe kane fatin e saj. 

Kjo e shqeteson zonjen e viles. “Ne kete toke e kemi blere afro 8 vjet me pare, ne kete zone qe e mbulon komuna e Farkes, ndersa ne vile jetojme prej dy vjetesh. Mosha iken dhe vendosem te krijojme nje kend tonin te bukur per te jetuar. E ndertuam vilen, duke menduar qe ketu do te ishte zone vetem per vila, ashtu siç duhej te ishte sipas urbanistikes, siç na thane, por ne Shqiperi keshtu behen gjerat. Ne vend te vilave tani jane bere pallate”, tregon e trishtuar zonja e shtepise, e cila nuk deshiron te identifikohet. Dhe fare prane jane ndertuar pallate 3-4 kateshe. E kushtezuar dhe kjo nga pallatet e shumta, qe kane pushtuar terrenin pak nga pak rreth e rrotull, nuk ka mundur te ndertoje vila.

Ne mes te ketyre pallateve jane ndertuar vetem 3 vila te bukura, qe s’mund te quhen vertet vila, sepse nuk kane oborr. Eshte thjesht nje rrugice qe i ndan nga pallatet, te cilat i kane vene ato ne mes.

Dhe kjo qe pritej te ishte nje nga zonat me te bukura per vila, tanime mund te analizohet vetem per bukurine e pallateve.

Por çudia me e madhe 3 dite zgjat. Dhe banoret e viles, pasi e vuajten per disa dite shnderrimin e zones, tani edhe pse u dhemb, jane mesuar disi. ‘Jo sepse ne perçmojme me te varfrit krahasuar me ne. Absolutisht. Thjesht nuk duam qe dikush te dale ne ballkonin e pallatit dhe te na shohe me xhelozi, te ndihet keq, duke pare vilen tone, te shohe intimitetin tone, ndaj do te ishte me mire qe te ishte nje zone vetem me vila”, shton me tej me nje buzeqeshje teper te thjeshte zonja e pasur e shtepise.  

Dhe se shumti vilat e te pasurve gjenden ne zona pa nje konfigurim simetrik, por ne nje kakofoni te vertete arkitekturore.

 

Pishina 

Nje tjeter e veçante e viles eshte pishina e kalter, e cila gjendet nga mbrapa viles.

E rrethuar me gjelberim lulesh, pemesh qarkuese e palmash ekzotike brenda pishines, kolltuke ne kende shlodhjeje.

Perdoret jo vetem per banja dielli dhe not, por dhe per te kaluar e festuar mbremje mes miqsh. “Jemi disa familje, qe i kemi femijet jashte, dhe shpesh mblidhemi ne shtepite e njeri-tjetrit. Por dhe kur vijne femijet e mi nga studimet ne SHBA, mbledhin miqte e tyre ose ne ambientin perdhes qe eshte per festa, ose ketu ne oborrin me pishine. Ne nje kend edhe gatuajme e hame ne vere”, tregon zonja e shtepise, e cila sqaron se nese njeriu ka kulture te mire, mbetet i thjeshte dhe nuk e ndryshon pasuria.

Ne pallat dhe vile

Te pasurit jetojne dhe ne vila, edhe pse me se paku. Por nje shembull i tille tregon se luksi i tyre po afrohet me te ngjashmit e tyre ne vendet me te zhvilluara te Botes.

Por, gjithsesi, ata se shumti jane perqendruar ne pallatet e shtrenjta ne zemer te Tiranes, ku dhe aty nuk mungojne shatervanet e pishinat ne tarracat e pallateve. Pasi te ndertosh nje vile ne qender eshte e pamundur, sepse vetem çmimi i tokes shkon ne 2000 euro/m². E pjesa me e madhe, duke mos dashur te humbin qendren me jete urbane, pranojne me mire pallatin ne qender se vilen ne periferi. Por ka dhe nga ata qe i gezojne te dyja keto mundesi, edhe pallatin ne qender dhe vilen ne periferi apo ne zona turistike te vendit.  

Shkruaj një koment

Ju duhet të logoheni për të komentuar.