Për vetëm tre muaj (prill, maj, qershor) Kosova ka prodhuar rreth 1.638.9 mijë tonë thëngjill. Ndërsa në po këtë periudhë sasia e bruto e energjisë elektrike e prodhuar në Termocentrale është 1.306.3 GW/h, kurse në hidrocentrale është 56.5 GW/h.
Kështu, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) në tremujorin e dytë të vitit 2014 në Kosovë janë importuar 111,2 GW/h energji elektrike. Në këtë tremujorë (TM2 2014) Kosova ka eksportuar 161,6 GW/h energji elektrike, në raport me tremujorin e dytë të vitit të kaluar (TM2 2013) kemi zbritje për 58.9 për qind. Në tremujorin e dytë të vitit 2014 (TM1 2014), sasia e energjisë elektrike në dispozicion të konsumatorëve është 864.1 GW/h energji elektrike. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2013), sasia e energjisë elektrike së konsumuar është rritur për 0.7 për qind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.