Ministri i Mjedisiti Lefter Koka mori pjesë dje në Konferencën Ndërkombëtare Mjedisore me temë “Ndryshimet klimatike dhe ekonomia e gjelbër” që u zhvillua në kryeqytetin e Serbisë, në Beograd.
Ministri Koka shprehu angazhimin për të rritur burimet e rinovueshme të energjisë me 35% deri në vitin 2020 dhe efiçencën e energjisë me 9% deri në vitin 2018.
“Do të rrisim burimet e rinovueshme të energjisë me 35% deri në 2020-n. Do të rrisim efiçencën e energjisë me 9% deri në vitin 2018.”- është shprehur Koka në Beograd.
Gjithashtu ministri i Mjedisit ka deklaruar se Shqipëria ka mbështetur qëndrimin e vendeve të BE-së, ndaj Konventës së OKB-së për ndryshimet klimatike dhe se mbetet e angazhuar për reduktimin e gazeve serrë.
Të pranishëm në këtë konferencë ishin edhe ministrat e Mjedisit të Serbisë, Malit të Zi, Drejtuesi i CIRSD, Vuk Jeremiç, gjithashtu edhe Prof. Jeffrey Sachs, Columbia University, si dhe përfaqësues nga vende të tjera të rajonit dhe botës të fushës së mjedisit. / Gazeta Shekulli
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.