I pari nga Ishujt Aeolian, që nisen nga Milazzo, është Vullkani. Përpara se ta shohësh ai ndihet, me erën e squfurit. Pak hapa nga porti gjenden banjot gjeotermale të baltës me argjilën e butë për tu përhapur në lëkurë. Nëse ju I drejtoheni plazheve, më i famshmi është ai i Rërës së Zezë, në formë gjysmë-hëne. Më të qetët ata në Gelso, një port i vogël në qendër të plazhit të Gomarit dhe Cannitellos.
Ajo cka tërheq kryesisht gjithsesi është krateri në gjumë i Gropës së Vullkanit, që mund të shëtitet Brenda një ore. Për tifozët e pjatave të shijshme, ndalesa e parë duhet bërë në restorantin Il Cappero del Therasia Resort që ka fituar yllin Michelin në sajë të aftësive të kuzhinierit Crescenzio Scotti. Det dhe tokë nëpër pjata dhe një muzg që zhduket midis Alicudi dhe Filicudi.
Iddu është Stromboli për shkak se ishulli është vullkani, më aktivi i Evropës. Nëse doni të ngjisni kraterin duhet të merrni parasysh lodhjen e pamatë. Deri në 400 metra do ngjiteni vetë dhe këtu, nga Observatori, shpaloset pamja mbi Sciara del Fuoco (Ana e errët e malit gdhendur nga llava) dhe shpërthimet. Për të vazhduar më tej – kuota 926 – nevojitet një udhëzues… Dhe komplot i artit vazhdon në continent…, me atë bashkëkohor, me më të voglin Biennale d’Arte të botës që mbahet këtu, në studion Basler cdo verë. Në një natë të vetmë, në një shtëpi, në det. Tetori eshte muaji i perkryer per vizite…