Drejtori ekzekutiv i Google, Eric Schmidt, kërkon ta bëjë të qartë që syzet Google nuk kanë vdekur, në fakt janë duke u përgatitur për t’u nxjerrë në treg, tha ai në një intervistë.
Duke folur me Wall Street Journal, Schmidt hodhi poshtë nocionet që vendimi i kompanisë në janar për të ndaluar shitjet e syzeve kompjuter do të thoshte që ky produkt tashmë ka falimentuar. Në vend të kësaj, po punohet ende që të “bëhemi gati për përdoruesit” tha ai.
Syzet e Google mund të përdoren për të marrë foto dhe video, mund të lidhen me internetin dhe marrin lajmërime, këto janë ndër shumë gjëra të tjera.
Në janar, Google raportoi që dështoi të arrinte raportin e pritshmërive. Kompania raportoi fitimet e katërmujorit me 6.88 dollarë për aksion, nga 6 dollarë për aksion që ishte më 2014. Të ardhurat u rritën në 18.1 miliardë dollarë nga 16.86 miliardë dollarë të një viti më parë. Gjithsesi kompania priste raportin e fitimeve që një aksion të ishte në vlerën 7.11 dollarë dhe të ardhura vjetore 18.46 miliardë dollarë.