Publikim i Artikullit të Sponsorizuar

EshopWedrop vjen në Shqipëri

14/06/2018 1:28 PM
Pasi Albanian Courier mori ekskluzivitetin e EshopWedrop Albania, ne kemi kënaqësinë të njoftojmë se sot ka nisur shërbimi i EshopWedrop.

EshopWedrop është një shërbim ndërkombëtar online i shpërndarjes së dërgesave i cili operon në Lituani, Letoni, Estoni, Rumani, Qipro dhe tashmë edhe në Shqipëri. Rrjeti EshopWedrop u mundëson konsumatorëve dorëzimin e bjerjeve online me çmim të lirë, duke u ofruar atyre lirinë për të blerë produkte nga dyqanet online fillimisht në Britaninë e Madhe dhe Itali. Shumë shpejt konsumatorët do të kenë mundesi të kryejnë blerje online edhe në Gjermani, Francë, Poloni dhe SHBA.

Denis Dragoni, Drejtori i Shitjeve dhe Marketingut në Albanian Courier, shprehet mbi dhënien e ekskluzivitetit: “Jemi të ngazëllyer për hapjen e EshopWedrop.al, të menaxhuar dhe drejtuar nga Albanian Courier, pasi u jep konsumatorëve mundësinë unike për të blerë me lehtësi produkte nga mijëra shitës online dhe të cilat do tju dorëzohen në Shqipëri me një kosto efektive.”

Dragoni shton: “Një nga faktorët kryesorë në përfitimet e biznesit dhe të shërbimit është kostoja e shpërndarjes për konsumatorin. Tarifat e shpërndarjes janë të atilla që edhe me kostot e transportit të përfshira, blerjet online nuk janë penguese për konsumatorin dhe për këtë arsye ata mund të vazhdojnë të blejnë në internet me çmime konkuruese.”

Mircea Bandean, Drejtori Menaxhues i Grupit EshopWedrop komenton “Ne jemi shumë të kënaqur që EshopWedrop po zgjerohet në Shqipëri, për më tepër që biznesi shitjeve online po rritet ndjeshëm si veprimtari në Europë dhe sidomos në rajonin e Europës Qendrore dhe Lindore. EshopWedrop është një shërbim unik që zgjeron mundësitë e blerjeve online për klientët tanë dhe kam kënaqësinë t’ju them se së shpejti do t’i zgjerojmë këto mundësi më tej për të përfshirë edhe shitësit amerikanë.”

Si funksionon EshopWedrop?

  • Pasi të jenë regjistruar në faqen zyrtare të EshopWedrop, përdoruesit pajisen me një adresë postare personale në Britaninë e Madhe, Poloni, Gjermani, Itali dhe Francë, të cilën mund ta përdorin kur kryejnë blerje online.
  • Përdoruesit shënojnë adresën e tyre personale EshopWedrop në momentin e përfundimit të blerjeve në faqet e dyqaneve online.
  • Përdoruesit mund të gjurmojnë dërgesën nëpërmjet llogarisë së tyre EshopWedrop.
  • Përdoruesit mund të grupojnë disa porosi në një dërgesë të vetme dhe kanë disa mundësi zgjedhjesh të dorëzimit të pakove në destinacion – mund të zgjedhin që dërgesa t’u dorëzohet në adresën e tyre ose mund ta tërheqin në njërën nga pikat e shpërndarjes më të përshtatshme për ta.

Çmime të fituara në vitin 2017:

  • Instituti i Transportit dhe Logjistikës (CILT) Çmimi i Ekselencës për Menaxhimin e Informacionit
  • Çmimi i Shoqatës Britanike të Transportit Ndërkombëtar të Mallrave (‘BIFA’) për Logjistikën Europiane
  • Shoqata e Transportit të Mallrave (FTA) për transportuesin e mallrave të vitit, në partneritet me Delamode.

Përzgjedhur si Finalistë në vitin 2017

  • Çmimi “Global Freight Awards” për kategorinë e inovacionit në shërbim

Në bashkëpunim me

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page