A është Donald Trump mbi ligjin?

14/09/2018 10:05 PM 0 komente

Zbulimet befasuese dhe publikimet e fundit, padyshim që do ta detyrojnë Amerikën të përballet me një pyetje të thjeshtë

 

Ky moment cilësohet si kurorëzimi i karrierës së një producenti televiziv. Teksa Presidenti i Shteteve të Bashkuara po zhvillonte fushatën zgjedhore, ish-menaxheri i tij i fushatës, Paul Manafort, u shpall fajtor për tetë akuza për evazion fiskal dhe mashtrim ndaj bankave, ndërsa ish-avokati i tij, Michael Cohen, u deklarua fajtor po për tetë akuza, për evazion fiskal, mashtrim dhe për thyerje të ligjeve për fushatën e financimit, shkruan Th Economist.

Kanaleve kabllorë të lajmeve u nevojiteshin aq shumë ekrane për të mbuluar të gjitha ngjarjet e fushatës, saqë të krijohej ideja se ato ngjanin fiks me kubin e Rubikut. Në mes të kësaj situate të tensionuar, z. Trump u përball me një akuzë formale se ai personalisht e shkeli ligjin për të vazhduar më tej kandidaturën e tij.

Dënimi i z. Manafort nuk habiti askënd që e kishte ndjekur gjyqin e tij, ose karrierën e tij të gjatë si këshilltar politik që thuajse përherë kishte qenë në dispozicion të diktatorëve apo të banditëve. Ndërsa akuzat e z. Cohen ishin ato që krijuan më shumë habi, sepse ai nuk ishte vetëm avokati i z. Trump, por ishte personi që i zhduku thuajse të gjitha problemet e tij. Dhe këtu nuk mund të mos përmendin ryshfetet që ai i dha gjatë fushatës së 2016-s, për të blerë heshtjen e dy grave të cilat thuhej se kishin pasur lidhje me z. Trump.
(Presidenti i ka mohuar këto akuza dhe ka thënë se shumë vonë ka mësuar për ryshfetet që z. Cohen u kishte dhënë dy grave).

Por z. Cohen deklaroi nën betim në gjykatë, se paratë u paguan “nën urdhrin e një kandidati për zyrën federale”. Me fjalë të tjera, që z. Trump i kishte thënë z. Cohen për të thyer ligjin dhe më pas të gënjente për ta mbuluar atë. Por asnjëri nga dy rastet e mësipërme nuk ka lidhje direkte me akuzat për bashkëpunim me Rusinë që kanë qenë të pranishme gjatë gjithë fushatës së Trump-it dhe që tani po hetohen nga Robert Mueller, këshilltari special.

Gjithsesi asnjë prej rasteve të mësipërme nuk do të kishte dalë në dritë, nëse hetimi nuk do të ishte zhvilluar prej tij. Ngjarjet e fundit nënkuptojnë se pozitat e z. Mueller janë forcuar. Do të jetë më e vështirë për Presidentin që ta shkarkojë atë pa u shfaqur si personi që po përpiqet që ta pengojë drejtësinë. Dhe në raste të tilla, dënimet shpesh çojnë në të tjera dënime, teksa ata që shpallen fajtorë luajnë të gjitha kartat që kanë në dorë për të shpëtuar veten.

Pyetja që lind tani është nëse z. Manafort dhe z. Cohen do të jenë të gatshëm dhe sa larg mund të shkojnë duke iu kthyer kundër ish-shefit të tyre, në këmbim të lehtësimit të dënimit të tyre. Por ndërkohë kur fakte të reja po dalin në dritë ditë pas dite, amerikanëve do t’u duhet të përballen me një pyetje të thjeshtë, “A është z. Trump mbi ligjin?”

 

Ndiqni rrugëtimin e parave, nëse doni të zbuloni më shumë

Z. Cohen thotë se z. Trump i kërkoi atij të bënte pagesa me para cash, diçka që nuk është e paligjshme për qytetarët e zakonshëm, por llogaritet si një donacion i padeklaruar kur bëhet në emër të një kandidati politik, siç ishte në atë kohë z. Trump. Edhe çfarë? Në fund të fundit, Amerika i ka trajtuar shkeljet e ligjit të fushatës së financave, më shumë si mundësi për të vepruar në një mënyrë të shpejtë sesa si vjedhje dhe shpeshherë ato trajtohen edhe si rezultat i plotësimit gabim të shpenzimeve të fushatës.

Ka arsye të mira për këtë qasje tolerante. Kur votuesit zgjedhin dikë që ka vendosur rregullat, krijohet një konflikt mes gjykatave dhe elektoratit që është e vështirë të zgjidhet në mënyrë të pastër. Z. Trump nuk akuzohet për pasjen e dokumenteve me gabime, por për dhënien e ryshfeteve për të mbuluar disa histori të cilat ai nuk do të donte që të bëheshin kurrë publike.

Por në rastin e John Edwards, kandidatit presidencial demokrat, kjo gjë u konsiderua si një vepër e rëndë, madje aq sa ai të detyrohej t’i jepte fund karrierës në vitin 2008. Askush nuk e di, nëse z. Trump do të kishte fituar gjithsesi zgjedhjet presidenciale nëse një historia do të ishte zbuluar gjatë kohës që ai kandidonte për një post të tillë.

Por çfarë mund të themi për konventën, e cila është në fuqi që nga koha e Nixon, se Departamenti i Drejtësisë nuk do të padisë asnjë President në detyrë? Përsëri, ka arsye të mira edhe për këtë qasje. Ashtu si me shkeljet e ligjit të fushatës së financave, aktakuza do të krijonte një konflikt midis burokracisë dhe mandatit demokratik të Presidentit që sigurisht nuk do të kishte fund të lumtur.

Konventa pa dyshim do të ishte e pavlefshme nëse do të kishte dëshmi të besueshme se një President në detyrë kishte kryer, për shembull, vrasje. Por dhënia e ryshfeteve për të mbuluar akuza si tradhtia, është shumë larg shembullit të mësipërm. Autorët e Kushtetutës dëshironin të lejonin Presidentin që të vazhdonte detyrën pa devijime të panevojshme.

Por, të freskët nga një luftë kundër Mbretit Xhorxh III, ata ishin shumë të qartë se Presidenca nuk duhet të shndërrohet në një Monarki të zgjedhur. Problemi kushtetues me të cilin po përballet Amerika është se protokolli i Departamentit të Drejtësisë për të mos ndjekur penalisht Presidentët në detyrë i përket një epoke tjetër, kur një President mund të pritej të jepte dorëheqjen përpara se aludime të tilla të ktheheshin në akuza të forta, si në rastin e Nixon.

Kjo normë nuk zbatohet më. Sipas konventës së pashkruar, nëse një President është vërtet i aftë, ai mund të arrijë që të dalë edhe mbi ligjin.
Kjo do të thotë se zgjidhja e vetme për çdo përplasje që z. Trump vendos midis gjykatave dhe votuesve duhet të jetë politike. Sepse në fund të fundit, edhe çështja për të hequr një President nga detyra duhet të jetë vetëm çështje e politikës dhe jo e ligjit. Dhe ashtu siç parashikonin edhe Etërit Themelues të Amerikës, vështirë që kjo gjë të ishte ndryshe. Në dokumentin “Federalist 65”, Alexander Hamilton shpjegonte se përse ishte Senati dhe jo Gjykata e Lartë, që duhet të ishte nën gjykimin e

Presidentit, sepse “kush mund ta bënte më mirë rolin e inkuizitorët të kombit të tij sesa vetë përfaqësuesi i tij?” Asnjë organ tjetër, sipas tij, nuk do të kishte “besimin e nevojshëm” për ta bërë këtë. Por fatkeqësisht, besimi është zhdukur, duke e lënë demokracinë amerikane në një situatë të çuditshme. Deri tani, republikanët në Kongres kanë qenë në anën e Presidentit. Edhe në rastin se demokratët mund të fitojnë shumicën në Parlament dhe një shumicë prej dy të tretash në Senat, pragu i kërkuar për të hequr Presidentin duket i paarritshëm. Deklarata e z. Cohen e ka bërë Presidentin e Shteteve të Bashkuara të shfaqet si një konspirator në një sërë krimesh federale. Prandaj, javët e fundit nuk ishin aspak të këndshme për Amerikën.

Por është vërtet për të ardhur keq sesi anëtarët e Partisë Republikane, vazhdojnë të jenë të përkushtuar për të minimizuar dhe për të mbuluar gabimet e z. Trump, sesa të përkushtohen për të përmbushur idenë se askush, madje as vetë Presidenti, nuk është mbi ligjin.

 

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz