Euro u tregtua 0.2 për qind larg nga niveli më i ulët dy-vjeçar teksa kryeministri i Greqisë po përpiqet të marrë konfirmimin e mandatit të tij presidencial dhe të shmangë zgjedhjet e parakohshme parlamentare që rrezikojnë të ndërpresin linjën e shpëtimit ndërkombëtar të vendit.
Euro ndryshoi pak në 1.2188 dollarë pasi u zhvlerësua në 1.2165 dollarë më 23 dhjetor, në nivelin më të dobët që nga gushti i 2012. Jen, i cili ra gati 0.2 për qind sot, u zhvlerësua120.29 për dollar nga 120.31 javën e fundit . Ai ra në 121.85 në 8 dhjetor, shifra më e dobët që nga korriku 2007. Monedha e Japonisë ndryshoi pak në 146.61 euro.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.