Mëngjesin e ditës së sotme, monedha euro humbi pikë kundrejt dollarit amerikan. Ajo ra me 0.5 për qind dhe u këmbye me 1.1735 euro për dollarë amerikanë, duke lënë pas nivelin e saj të lartë të shënuar të mërkurën e javës që kaloi kur shënoi 1.1862 euro për dollarë.
Kundrejt jenit monedha euro ra me 0.6 për qind dhe u këmbye me 131.43 euro për jen.
Ndërsa dollari amerikan ishte në nivele të qëndrueshme kundrejt jenit dhe u këmbue me 112.01 dollarë amerikanë për jen.
Indeksi i dollarit që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit avancoi me 0.3 për qind në 93.689 .DXY.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.