Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit shënoi rënie mëngjesin e kësaj të mërkure, duke shkuar në nivelin 93.31 .DXY dhe duke lënë pas kështu nivelin e saj të lartë prej 93.46 .DXY.
Moendha euro shënoi rënie kundrejt dollarit amerikan. Ajo u këmbye me 1.18155 euro për dollarë amerikanë, njëkohësisht edhe niveli i saj më i ulët në këto pesë muajt e fundit.
Dollari amerikan ishte në nivele të qëndrueshme kundrejt jenit, duke u këmbyer me 110.27 dollarë amerikanë për jen dhe duke lënë pas kështu nivelin e tij të lartë prej 110.45 dollarë amerikanë për jen.
Edhe dollari australian ishte në nivel të qëndrueshëm mëngjesin e ditës së sotme kundrejt dollarit amerikan. Ai u këmbye me 0.7475 dollarë australianë për dollarë amerikanë.
Dollari i Zelandës së Re ra u këmbye me 0.6874 NZD për USD.
Paundi britanik ishte më i dobët mëngjesin e ditës së sotme kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer me 1.3501 paund për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.