Monedha euro shënoi rënie kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer me 1.1319 euro për dollarë amerikanë, njëkohësisht edhe niveli i saj më i ulët që prej muajit korrik të 2017.
Monedha euro shënoi edhe nivelin e saj më të ulët në këto 13 muajt e fundit edhe kundrejt frangës zviceriane.
Ndërsa dollari amerikan avancoi me 0.1 për qind kundrejt jenit, duke u këmbyer me 111.25 dollarë amerikanë për jen.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit ishte në nivelin 96.862 .DXY, njëkohësisht edhe niveli i tij më i lartë që nga qershori i 2017.
Lira turke u rrit me 2.8 për qind kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer me 6.1769 lira turke për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.