Monedha euro shënoi rënie mëngjesin e kësaj të hëne, kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer me 1.1733 euro për dollarë amerikanë.
Dollari amerikan fitoi pikë kundrejt jenit mëngjesin e ditës së sotme, duke u këmbyer me 112.6 dollarë amerikanë për jen.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit shkoi në nivelin 94.315 .DXY, duke lënë pas kështu nivelin e tij të ulët të shënuar gjatë të premtes.
Dollari australian humbi pikë kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer me 0.7263 dollarë australianë për dollarë amerikanë, njëkohësisht edhe niveli i tij më i ulët i këtyre 3 javëve të fundit.
Paundi britanik u këmbye me 1.3072 paund britanik për dollarë amerikanë, duke tejkaluar kështu edhe nivelin e shënuar ditën e premte ku u këmbye me 1.3053 GBP për USD.
Lira turke ra me 0.1 për qind kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer me 6.3001 lira për dollarë amerikanë.
Randi i Afrikës së Jugut ra me 0.3 për qind kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer me 14.3654 rand për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.