Monedha euro e nisi ditën e sotme në nivele të ulëta. Ajo ra me 0.3 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.0714 euro për dollarë amerikanë.
Dollari amerikan rikuperoi me 0.1 për qind kundrejt jenit. Ai u këmbye me 111.845 dollarë amerikanë për jen, duke e rimarrë disi veten dhe dukë lënë pas humbjen prej 0.8 për qind të disa ditëve më parë.
Indeksi i dollarit që e krahason monedhën e gjelbër me gjashtë prej homologëve të saj më të rëndësishëm, ishte në nivele të qëndrueshme me 99.907 .DXY.
Dollari australian u rrit me 0.25 për qind në 0.7679 dollarë australianë për dollarë amerikanë.
Dollari i Zelandës së Re u rrit me 0.5 për qind në 0.7363 NZD për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.