Një euro më e dobët ka nxitur eksportet europiane drejt SHBA-së transportuara nga United Parcel Service Inc. (UPS) me më shumë se 10% krahasuar me një vit më parë, një ndryshim i papritur i madh dhe i shpejtë në flukset tregtare globale, sipas zyrtarit më të lartë të financiar të kompanisë.
Kompania globale e transportit ka një perspektivë unike mbi tregtinë SHBA-BE: Ajo dërgon gjashtë aeroplanë mallrash Boeing për çdo ditë mbi Atlantik.
Komentet e drejtuesit të UPS, Kurt Kuehn sinjalizojnë se euro, e cila është zhvlerësuar në mënyrë të qëndrueshme kundrejt dollarit që nga shtatori, mund të jetë duke i dhënë tashmë një hov ekonomisë së dobët të Europës.
“Zakonisht kemi parë lëvizje të mëdha të monedhës që reflektojnë në ecurinë e tregtisë zakonisht dy deri në tre tremujorë, një vonesë gjashtëmujore. Kjo duket se ka qenë më e dukshme dhe më e shpejtë”, -tha zoti Kuehn.
“Ne jemi përballur shumë shpejt me një ndryshim në flukset tregtare, një pjesë e së cilës mund jetë shkaktuar vetëm se bota është më e lidhur, dhe aktualisht është më e lehtë të ndryshohen furnizuesit”.
Një euro më e dobët i bën mallrat europiane më të lira në krahasim me mallrat e prodhuara në SHBA dhe partnerët e tjerë tregtarë të SHBA.
Euro filloi të bjerë kundrejt një numri të valutave, pasi zyrtarët në Bankën Qendrore Europiane thanë se ata do ta konsideronin blerjen e sasive të mëdha të aktiveve, me qëllim nxitjen e inflacionit dhe ekonomisë.
Në të njëjtën kohë, ekonomia amerikane ‘po rifiton vrull’, duke ofruar mbështetje për besimin se Rezerva Federale do të rrisë normat shumë më parë së Banka Qendrore Europiane. Z. Kuehn tha operacionet e kompanisë në Europë kanë lulëzuar pavarësisht dobësisë ekonomike të rajonit. UPS po investon më shumë se 1 miliard dollarë gjatë pesë viteve të ardhshme për të trajtuar kërkesën në rritje nga kompanitë dhe konsumatorët për dërgesa ndërkufitare brenda Europës që rezultojnë nga tregtimi në internet.
“Ajo vazhdon të pozicionohet mirë, sepse bizneset po vazhdojnë të ndërtojnë strategjitë e tyre paneuropiane. Pra, ka një frymë laike që na ka përshpejtuar rrugën përtej ekonomisë, që është edhe arsyeja se pse jemi ithtarët për të harmonizuar gjërat në të gjithë Europën”.
Ato investime përfshijnë zgjerimet e shpërndarësit të saj europian në Aeroportin Cologne.