Dollari amerikan shënoi rënie edhe mëngjesin e ditës së sotme kundrejt jenit. Ai ra me 0.75 për qind dhe u këmbye me 109.715 dollarë amerikanë për jen.
Euroja ishte e qendrushme kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer me 1.1622 euro për dollarë amerikanë.
Dollari australian shkoi në nivelin e tij më të ulët kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer me 0.7381 dollarë australianë për dollarë amerikanë.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit u rrit me 0.2 për qind, duke shkuar kështu në nivelin e tij më të artë të këtyre 11 muajve të fundit.
Paundi britanik ra me 0.3 për qind kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer me 1.3204 GBP për USD, njëkohësisht edhe niveli i tij më i ulët në këto 7 muajt e fundit.
Lira turke ra me 1 për qind kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer me 4.7521 lira për dollarë amerikanë, një prej niveleve të saj më të ulëta të kohëve të fundit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.