Monedha euro ishte në nivele të qendrueshme mëngjesin e ditës së sotme kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer me 1.1742 euro për dollarë amerikanë.
Ndërsa dollari shënoi sot nivelin e tij më të lartë të këtyre dy muajve të fundit kundrejt jenit, duke u këmbyer me 113.00 dollarë amerikanë për jen.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit avancoi me 0.15 për qind në 94.329 .DXY.
Paundi britanik ra me 0.1 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.3104 paund britanik për dollarë amerikanë.
Yuan-i kinez humbi pikë mëngjesin e kësaj të marte kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer me 6.8641 yuan për dollarë amerikanë.
Dollari australian ra me 0.15 për qind kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer me 0.7241 dollarë australianë për dollarë amerikanë.
Lira turke shënoi rënie kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer me 6.0800 lira turke për dollarë amerikanë. Gjatë gjithë këtij viti, lira ka humbur rreth 40 për qind të vlerës së saj kundrejt dollarit amerikan.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.