Monedha e përbashkët është tregtuar në nivele të qëndrueshme në $1.1020 EUR=.
Euro u rrit për një periudhë të shkurtër në $1.1060 të enjten, pasi presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi theksoi se rritja dhe inflacioni po ecnin sipas parashikimeve.
Siç ishte parashikuar gjerësisht, ECB i qëndroi kursit të politikës monetare të enjten. Por, pavarësisht deklaratës së Draghi se duhen më shumë evidenca përpara se të merret ndonjë vendim, banka e mbajti derën të hapur për më shumë stimuj, duke cituar pasiguritë e mëdha dhe rreziqet për perspektivën ekonomike rajonale.
Yuan-i kinez u rrit kundrejt dollarit për të katërtën ditë radhazi, duke shkuar drejt zgjerimit më të madh javor që nga prilli, me tregtarët që dyshojnë se bankat me pronësi shtetërore po mbështesin monedhën.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.