Euro u tregtua 0.2 për qind në 1.2200 dollarë, jo shumë larg nga nivli më i ulët i saj që nga gushti 2012, në 1.2165 dollarë, që arriti javën e klauar.
Greqia do përballet me votimin parlamentar më vonë gjatë ditës së sotme për të vendosur nëse koalicioni qeverisës i vendit do të mund të mbledhë vota të mjaftueshme për të zgjedhur presidentin.
Nëse kjo dështon, tregjet janë në tension se dicka e tillë mund të cojë në zgjedhje të menjëhershme që ka të ngjarë të sjellin opozitën e majtë partinë Syriza në pushtet dhe të ndërpresin procesin e paketës ndërkombëtare të shpëtimit.
Ish-komisioneri evropian Stavros Dimas, kandidati për koalicionin qeverisës, duhet të mbledhë 180 vota në parlament për t’u bërë president.
Nëse zgjidhet Dimas, euro ka të ngjarë të kërcejë teksa Greqia mund të vazhdojë negociatat me kreditorët e saj, tha Masafumi Yamamoto, strateg tregu në Praevidentia Strategy në Tokio.
“Në anën tjetër, euro mund të bjerë drejt 1.21 dollarë në qoftë se nuk arrin të sigurohen 180 votat, teksa tregu do të vlerësojë rrezikun e partisë së krahut të majtë Syriza, e cila është kundër rindërtimit fiskal, që pritet të marrë pushtetin në rast të zgjedhjeve të parakohshme vitin e ardhshëm, ‘ tha ai.
Edhe në qoftë se euro stabilizohet nga votimi grek, ajo do të vazhdojë ende të përballet me presionin e perspektivave të lehtësimit të mëtejshëm monetar nga ana e Bankës Qendrore Evropiane vitin e ardhshëm.