Monedha europiane po i forcon pozitat e saj në tregun valutor vendas. Të dhënat nga kursi zyrtar I këmbimit nga Banka e Shqipërisë konfirmojnë vlerësimin e euros me 0.09 lekë, duke u këmbyer kështu me 140.75 lekë gjatë ditës së sotme.
Ekspertët e këmbimit valutor shpjegojnë se euro do të vijojë të qëndrojë e fortë në vend megjithë luhatjet e vogla që mund të rregjistrojë. Shkak është kërkesa shumë e lartë për të nga bankat dhe nga kompani të mëdha, duke përfshirë edhe tregtarët.
Ndikim në rritje ka dhënë edhe rritja e euros kundrejt dollarit në bursat ndërkombëtare me 0.41% në raport me një ditë më parë. 1 euro kuotohej sot në bursa në nivelin e 1.3131 dollarë.
Si pasojë, zhvlerësimi i dollarit është reflektuar edhe në kursin vendas. 1 dollar këmbehet sot me 107.4 lekë duke u dobësuar 0.17 lekë kundrejt ditës së djeshme.
Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari Amerikan USD 107.40 -0.17
EURO EUR 140.75 +0.09
Poundi Britanik GBP 166.22 -0.92
Franga Zviceriane CHF 114.36 +0.24
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.