Euro është pozicionuar për ecurinë e tij më të gjatë të rënieve javore kundrejt jenit që nga krijimi i monedhës së përbashkët në vitin 1999 teksa parashikohet se Banka Qendrore Evropiane do të befasojë disa investitorë me madhësinë e stimujve të saj javën e ardhshme.
Euro ra 130.05 jen në Londër, pozicionuar të ‘kompletojë’ rënien shtatë-javore prej 4.8 për qind.
Monedha e përbashkët e Evropës ishte në 1.0628 dollarë, 0.2 për qind më poshtë këtë javë dhe 3.4 për qind që nga tetori 30. Ajo ra në 1.0566 dollarë të mërkurën, shifra më e ulët që prej prillit. Tregjet financiare të Amerikës u mbyllën të enjten për Ditën e Falënderimeve.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.