Monedha euro shënoi rritje mëngjesin e ditës së sotme kundrejt dollarit amerikan. Ajo u rrit me 0.1 për qind dhe u këmbye me 1.1464 euro për dollarë amerikanë.
Dollari amerikan avancoi kundrejt jenit mëngjesin e kësaj të premteje. Ai u rrit me 0.23 për qind dhe u këmbye me 112.44 dollarë amerikanë për jen.
Indeksi i dollarit amerikan, që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit avancoi me 0.05 për qind, duke shkuar në 95.925 . DXY.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.