Monedha euro shënoi rritje kundrejt dollarit amerikan mëngjesin e ditës së sotme, duk eshkuar kështu shumë pranë nivelit të saj të lartë prej 1.2203 euro për dollarë amerikanë, të shënuar të prenten e javës së kaluar.
Indeksi i dollarit që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishme të grupit shënoi rënie, duke shkaur në nvielin 90.839 .DXY.
Dollari amerikan shënoi rënie kundrejt jenit, duke u këmbyer me 110.73 dollarë amerikanë për jen. Ai po vazhdon të humbasë pikë, edhe pse Banka e Japonisë deklaroi se do të mbajë në nivele të ulëta bonot e thesarit.
Paundi britanik shënoi rritje mëngjesin e ditës së sotme, duke u këmbyer me 1.3741 paund britanikë për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.