Monedha euro avancoi me 0.2 për qind kundrejt dollarit amerikan mëngjesin e kësaj të premteje, duke u këmbyer me 1.1804 euro për dollarë amerikanë, njëkohësisht edhe niveli i saj më i lartë që nga mesi i muajit maj të këtij viti.
Jeni avancoi me 0.2 për qind kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer me 109.79 jen për dollarë amerikanë.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahasona të me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit, shënoi një rënie me 0.1 për qind mëngjesin e kësaj të premteje.
Paundi britanik avancoi me 0.1 për qind kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer me 1.3416 GBP për USD.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.