Euro rritet, dollari bie

14/09/2018 9:22 AM 0 komente

Dollari amerikan humbi pikë mëngjesin mëngjesin e ditës së sotme kundrejt jenit. Ai ra me 0.05 për qind dhe u këmbye me 111.90 dollarë amerikanë për jen, duke lënë pas kështu nivelin e tij të lartë prej 112.08 dollarë amerikanë për jen, njëkohësisht edhe niveli i tij më i lartë që prej 1 guushtit të këtij viti.

Indeski i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit u rrit me 0.1 për qind dhe shkoi në nivelin 94.491.DXY., duke lënë pas kështu nivelin e tij të ulët prej 94.428 .DXY të shënuar më 31 gusht.

Ndërsa monedha euro avancoi kundrejt dollarit amerikan. Ajo u rrit me 0.05 për qind dhe u këmbye me 1.1695 euro për dollarë amerikanë.

Paundi britanik ra me 0.05 për qind kundrejt dollarit amerikan.

Randi i Afrikës së Jugut u rrit me 1.3 për qind kundrejt dollarit amerikan.

Edhe pesoja meksikane shënoi një rritje prej 1 për qind kundrejt dollarit amerikan.

Yuan-i kinez ra me 0.2 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 6.8520 yuan për dollarë amerikanë, duke lënë pas kështu rritjen prej 0.4 për qind të shënuar një ditë më parë.

Dollari australian ishte në nivele të qëndrueshme mëngjesin e ditës së sotme kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.7194 dollarë australianë për dollarë amerikanë.

Gjatë kësaj jave ai ka shënuar një rritje me më shumë se 1 për qind.

Lira turke e cila ka humbur rreth 40 për qind të vlerës së saj gjatë këtij viti, shënoi një rritje në momentin që Banka e Qendrore e Turqisë rriti ditën e djeshme normën e interesit. Mëngjesin e ditës së sotme, ajo u këmbye me 6.13 lira turke për dollarë amerikanë.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz