Euro u forcua kundrejt dollarit, pasi kishte arritur në nivelin më të ulët të dy viteve te fundit, si rrjedhojë e spekulimeve se tregu I naftës do të rimëkëmbet.
Një tregue referencë I monedhës së gjelbër ra për herë të parë në katër ditë, duke zbritur nga niveli më I lartë në më shumë se pesë vjet.
“Në vëmendjen e tregjeve ditët e fundit do të jetë ajo që thotë Arabia Saudite,” tha Simon Derrick, analist në Londër. Çmimi I naftës mund të çojë në një euro më të lartë.
Euro u rrit 0.3% në $1.2259 në Londër, pasi kishte rrëshqitur në $1.2220, duke shënuar nivelin më të ulët që nga gushti 2012.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.