Niveli i monedhës euro në këto tre muajt e fundit ka qenë i ulët, gjë kjo e shkaktuar kryesisht nga pritja e lehtësimit të normave të interesit që do të nxirreshin nga Banka Qendrore Europiane. Mëngjesin e kësaj të enjteje, në pritje të zhvillimit të mbledhjes së BQE-së, euro u rrit më 0.1 për qind duke u këmbyer me 1.0969 euro për dollarë, edhe pse jo shumë larg nivelit të një ditë më parë ku u këmbye me 1.0955 euro për dollarë.
Ndërsa pesoja meksikane u rrit duke lënë pas nivelin e saj të ulët. Një rritje e tillë e euros erdhi si pasojë e konluzioneve paraprake të zgjedhjeve presidenciale amerikane që do të mbahen në nëntor.
Fokusi kryesor i investitorëve është vendimi që do të marrë presidenti i BQE-së, Mario Draghi për të vazhduar me programin e blerjeve të bonove të thesarit.
‘Nëse Mario Draghi e vë theksin më shumë në nevojën për të pasur më tepër stimuj, mundësitë për humbje të mëtejshme do të rriten, por në qoftë se ai është optimist dhe e thekson faktin e elesaticitetit euroja mund të fitojë pikë duke u rritur edhe më 1.1 për qind.
Pjesa më e madhe e monedhave kryesore të shportës patën ndryshime të vogla nga debati i zgjedhjeve presidenciale me përjashtim të pesos meksikane e cila shënoi nivelin e saj më të lartë me 18.4555 MXN=D2 që prej 8 shtatorit.
Indeksi i dollarit nuk pati ndryshime të shumta kundrejt 6 monedhave më të rëndësishme të grupit duke qëndruar sot në nivelin 97.925 .DXY.
Kundrejt jenit dollari avancoi me 0.2 për qind duke u këmbyer me 103.62 jen për dollarë.
Dollari humbi 0.6 për qind kundrej dollarit amerikan. Një rënie e tillë erdhi si pasojë e rritjes së nivelit të papaunësisë .
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.