Euro zhvlerësohet sërish në tregun vendas

20/04/2017 3:16 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Euro ka shënuar nivelin më të ulët që nga fillimi i marsit, duke u këmbyer sot me 135.2 lekë. Sipas ekspertëve, tashmë është bërë trend që me afrimin e datës së pagesës së sigurimit, bizneset nxitojnë të këmbejnë valutë për të kryer pagesën. Euro në tregun vendas ka qenë përgjithësisht e dobët që nga tetori i vitit të kaluar dhe arriti nivelin më të ulët që nga viti 2009 më 22 dhjetor 2016, në 134.4 lekë.

Ndërsa në tregjet ndërkombëtare, monedha euro ka shënuar rritje përkundrejt dollarit amerikan.

Tashmë duket se kursi i këmbimit eur/lek ka zbritur në nivelin e ekuilibrit rreth 136 lekë. Aktorët e tregut pohojnë se nëse vijon të ketë ofertë të lartë për valutë, në verë, kur sezonalisht ka forcim të lekut për shkak të prurjeve të emigrantëve, euro mund të zbresë edhe në 133-134 lekë.

kk 20 prill

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz