Eurobank Ergasias, bankë greke, ka nënshkruar marrëveshjen për të blerë Piraeus Bank Bulgaria nga grupi grek Piraeus Bank, njoftoi njësia bullgare e Eurobank.
Vlera e aksioneve të Piraeus Bank në Bullgari përllogaritet 75 milionë euro (85.800.000 $) dhe transaksioni do të ketë efekt të kufizuar në kapitalin e Eurobank, bankë e cila vepron në Bullgari si Postbank.
Marrëveshja pritet të përfundojë në tremujorin e parë të vitit 2019, me miratimin nga autoritetet përkatëse rregullatore dhe mbikëqyrëse.
“Blerja është në përputhje me strategjinë e Eurobank, e cila kërkon që të përqëndrohet në zgjerimin në tregjet ndërkombëtare, të cilat ajo i konsideron të rëndësishme, të tilla si ai bullgar”, tha Stavros Ioannou, zëvendës CEO i Eurobank Ergasias në një deklaratë.
Pas blerjes, Eurobank Bulgaria do të ketë 10% të pjesës së tregut dhe do të jetë huadhënësi i tretë më i madh në aspektin e portofolit të kredisë.
Asetet e Eurobank të Bullgarisë do të rriten në mbi 5 miliardë euro dhe kapitali i saj do të kalojë 600 milionë euro.
Në fund të muajit shtator, aktivet e Bankës Piraeus në Bullgari arritën në 1.7 miliardë euro.
Huadhënësi kishte një portofol kredie prej 820 milionë euro dhe 1.3 miliardë euro në depozita. Piraeus Bank në Bullgari kishte në fund të shtatorit 70 degë dhe 900 punonjës.
EuroBank Bullgaria ishte huadhënësi i pestë më i madh i Bullgarisë në fund të shtatorit, ndërsa Banka Piraeus Bullgaria ishte e nënta, sipas të dhënave nga banka qendrore e vendit.
SEENEWS