Eurochambres, Shoqata e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë Evropiane, planifikon të mbështesë procesin e dixhitalizimit të ekonomive të Ballkanit Perëndimor.
Që në mes të shtatorit, Eurochambres ka planifikuar një konferencë në Tiranë mbi rolin e Dhomave të Tregtisë në transformimin digjital të ekonomive të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në segmentin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM).
“Qëllimi i takimit është të prezantojë Dhoma të zhvilluara evropiane për simotrat në Ballkanin Perëndimor – shërbimet elektronike që ata kanë zhvilluar për anëtarësim dhe mënyra se si ata ndihmojnë në dixhitalizimin e ekonomive të tyre, me mundësitë dhe rezultatet e përdorimit të dokumenteve elektronike, “- bëri me dije kreu i Dhomës së Tregtisë së Serbisë, Marko Cadez.
Eksperienca evropiane në bashkëpunimin me qeveritë në digjitalizimin e procedurave administrative, si dhe në sigurimin e sigurisë kibernetike është e vlefshme për Ballkanin Perëndimor, theksohet në strategjinë e Eurochambres.
“Do të diskutojmë gjithashtu taksimin dixhital në internet, dixhitalizimin e krijimit të kompanive ndërkufitare brenda BE-së, si dhe çështje të tjera që nuk mund të ndikojnë aktualisht në ekonominë e Ballkanit Perëndimor. Megjithatë, është shumë e rëndësishme që ne tashmë të marrim pjesë në miratimin e vendimeve, të cilat gjithashtu do të përcaktojnë operacionet e kompanive tona pas pranimit në BE, “- tha Cadez për SEE News.
Forumi i Investimeve të Gjashtë Ekonomive në Ballkanin Perëndimor (WB CIF) nisi zyrtarisht një platformë rajonale të investimeve online në Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor, në selinë qendrore të EBRD në Londër në shkurt të këtij viti.
Platforma online është një dritare për mundësitë e reja të biznesit në rajon – baza e të dhënave të së cilës përmban informacion të rëndësishëm për investitorët potencialë, duke filluar nga treguesit makroekonomikë, vlerësimet e kredive dhe bizneseve, deri te informacionet rreth kuadrit rregullator për operacionet e biznesit dhe një strategji tërheqëse se pse duhet të investojnë në rajon.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.