Eurofins zgjerohet në rajonin e Ballkanit

08/07/2017 8:09 AM 0 komente

Eurofins Scientific, lideri botëror në testimin e mjedisit, publikoi nënshkrimin e një marrëveshje për blerjen e laboratorit kryesor të pavarur që ofron shërbimet e testimit të mjedisit në Slloveni, “Environmental Research & Industrial Cooperation” (ERICo).
Si laboratori më i madh privat për testimin e mjedisit në vend, ERICo ofron një portofol të plotë të shërbimeve analitike për testimin e ujit, ajrit dhe tokës.

Kompania gjithashtu ofron kërkime dhe konsulencë si pjesë e shërbimeve të saj analitike. E themeluar 25 vjet më parë, kompania ka 46 punonjës në laboratorin e saj në Velenje, në verilindje të Sllovenisë, dhe i shërben kryesisht kompanive më të mëdha industriale, duke përfshirë termocentralet, minierat e qymyrit dhe komunat publike.
Përveç kësaj, ERICo ofron edhe shërbimin për testimin e produkteve farmaceutike, megjithëse kjo degë përbën një pjesë fare të vogël të biznesit
të saj për momentin.

Kjo blerje përfaqëson një platformë solide, në të cilën Eurofins mund të vendosë gamën e plotë të aftësive të saj, duke hyrë fuqishëm dhe duke marrë një pjesë të madhe të tregut në Slloveni. Për më tepër, me një ekonomi në rritje modeste, Sllovenia paraqet mundësi të mira rritjeje në një periudhë kohore afatmesme.

Marijan Penšek, zëvendëspresidenti i “Gorenje Group” u shpreh se ERICo do të përfitojë nga anëtarësimi në Grupin Eurofins duke rritur më tej aftësitë e saj dhe mbi të gjitha nga aksesi që do t’i mundësohet në ekspertizën teknike.

“Ne presim me padurim bashkëpunimin e vazhdueshëm midis Eurofins dhe ish-aksionerëve të ERICo-s, Grupit Gorenje (kompania më e madhe e prodhimit në vend), Termoelektrrna Šoštanj (një termocentral rajonal) dhe Premogovnik Velenje (një minierë rajonale qymyri)”, përfundoi ai.
Ndërsa, dr. Gilles Martin, CEO i Eurofins, u shpreh se ERICo i siguron Eurofins një akses të gjerë në tregun e testimit analitik në Slloveni dhe forcon pozitat tona në Europën Qendrore dhe atë Lindore.

Ne presim me padurim të kontribuojmë dhe të forcojmë pozitën e ERICo në tregun e saj, si dhe zgjerimin e shumëllojshmërisë së testeve që ajo u ofron klientëve duke pasur një gamë sa më të plotë shërbimesh.

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz