Evropa po i kthehet sërish rutinës së saj – kur bëhet fjalë për ofertat publike fillestare.
Kontinenti udhëhoqi vëllimin e IPO-ve globale me një diferencë të madhe në tremujorin e parë, duke arritur pothuajse 20 miliardë dollarë në periudhë teksa u rritën standardet e aksioneve. Aktiviteti qëndron në kontrast me sipermarrjet në Evropë, të cilat ranë me rreth një të pestën.
Mbledhja e fondeve IPO të Evropës – nga kompanitë, përfshirë Auto Trader Group Plc dhe Aena SA – tejkaluan fondet e SHBA-së dhe Azi-Paqësor së bashku , sipas të dhënave të hartuara nga Bloomberg dhe rajoni ishte i vetmi nga të tre vendet ku vëllimet e IPO u rritën nga një vit më parë.
Deri në një masë të caktuar, Evropa po ‘e rimerr veten’ teksa politika e bankës qendrore, çmimet e ulëta të naftës dhe një euro më e dobët nxit optimimzim e investitorëve. Vitin e kaluar, ofertat evropiane mbetën mbrapa atur amerikane, madje duke përjashtuar shifrën e regjistruar prej 25 miliard dollarë IPO të Alibaba Group Holding Ltd. Indeksi SStoxx Europe 600 ka fituar 15 për qind këtë vit, ndërsa Indeksi Standard & Poor’s 500 Index ishte i pandryshuar.