Europa ‘dritë jeshile’ liberalizimit të vizave për Kosovën

13/09/2018 2:18 PM 0 komente

Parlamenti Evropian, ka votuar sot me 420 vota pro rekomandimit për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Propozimin pro rekomandimit e ka bërë eurodeputetja Tanja Fajon.

“Qytetarët e Kosovës edhe një hap para lëvizjes pa regjim vizash në Evropë”, ka shkruar ajo në Twitter.

Pas këtij votimi, do të konfirmohet mandati për fillimin e bisedimeve me vendet anëtare të BE-së, në mënyrë që Kosovës përfundimisht t’i liberalizohen vizat, raporton KosovaPress.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of