Parlamenti Evropian dhe kancelarja gjermane Angela Merkel kanë kërkuar të enjten nga Qeveria e Kosovës heqjen e taksës prej 100% ndaj prodhimeve serbe që importohen në shtetin tonë. Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka deklaruar se taksa mund të qëndrojë gjatë derisa Serbia ta njohë Kosovën e të zbatohen marrëveshjet e arritura mes dy vendeve, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Kancelarja gjermane Angela Merkel, por edhe Komisioni Evropian kanë kërkuar të enjten nga Qeveria e Kosovës heqjen e taksës prej 100% për prodhimet e Serbisë dhe të Bosnjë e Hercegovinës. Në anën tjetër kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj të enjten e ka përjashtuar një veprim të tillë.
Madje ai ka paralajmëruar se taksa mund të qëndrojë gjatë derisa Serbia ta njohë Kosovën e të zbatohen marrëveshjet e arritura mes dy vendeve.
Qeveria e kancelares Angela Merkel ka bërë thirrje që Republika e Kosovës të ndalë luftën tregtare me Serbinë, duke sinjalizuar se Evropa është e shqetësuar për tensionet e reja në Ballkan që cenojnë përpjekjen shumëvjeçare për pajtim.
ZERI
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.