Kontratat e së ardhmes evropiane ndryshuan pak pas rigjallërimit më të madh të kapitalit në një javë.
Kontratat për Indeksin Euro Stoxx 50 u rrit më pak se 0.1 për qind në Londër.
Indeksi Stoxx Europe 600 Index u rrit1.4 dje, duke u ngjitur pas rënies dy-ditore. Treguesi është sërish duke iu afruar nivelit më të lartë tre mujor, nxitur nga spekulimet se Banka Qendrore Evropiane do të shtojë masat e stimujve dhe se ekonomia globale është mjaft e fortë për t’i bërë ballë rritjes në kostot e huamarrjes amerikane.
Treguesi referencë ka rifituar më shumë se gjysmën e humbjeve të tij që nga niveli i ulët i shtatorit, duke u mbyllur dje 8 përqind nën rekordin e arritur në prill.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.