Në vitin 2016, 28 shtetet anëtare të BE-së planifikuan 200 miliardë euro të shpenzimeve publike për ‘mbrojtje’. Kjo është e barabartë me 1.3% të PBB-së së tyre. Kjo është shumë më e vogël sesa shuma e shpenzuar për mbrojtjen sociale (shpenzimet ekuivalente me 19.1% të PBB-së në vitin 2016), shëndetësia (7.1%) ose arsimi (4.7%), por më i lartë se shpenzimet publike për rekreacion, kulturë dhe religjion (1.0% , mbrojtja e mjedisit (0.7%) dhe strehimi dhe lehtësitë e komunitetit (0.6%), raporton Eurostat.
Pjesa më e madhe e shpenzimeve për mbrojtjen ishte më lartë në Estoni, më e ulëta në Irlandë, në raport me shpenzimet në fusha të tjera.
Në vitin 2016 raporti i shpenzimeve të mbrojtjes së qeverisë ndaj PBB-së varionte nga Shtetet Anëtare të BE-së nga 0.3% në Irlandë, 0.4% në Luksemburg, 0.6% në Maltë dhe Austri, 2.4% në Estoni, 2.1% në Greqi, 2.0% në Britani dhe 1.8% në Francë.
Në terma absolutë, Britania e Madhe shpenzoi më shumë për mbrojtje (47 miliardë euro në vitin 2016). Kjo është ekuivalente me gati një të katërtën (24%) të shpenzimeve publike të BE-së në mbrojtje. Ajo u pasua nga Franca (41 miliardë euro, ose 20% nga totali i BE), Gjermania (33 miliardë euro ose 16%) dhe Italia (22 miliardë euro ose 11%). Së bashku, këto katër shtete Anëtare përbënin 71% të shpenzimeve totale të mbrojtjes në BE.