Në gusht të vitit 2014 krahasuar me muajin korrik të 2014 prodhimi i rregulluar sezonale në sektorin e ndërtimit u rrit me 1.5% në zonën e euros (EA18) dhe me 0.5% në EU28, sipas vlerësimeve të para nga Eurostat, zyra e statistikave të Bashkimit Evropian. Në korrik 2014 e prodhimi në ndërtim u rrit me 0.3% dhe 0.4% respektivisht. Në gusht të vitit 2014 në krahasim me gusht të vitit 2013, prodhimi në sektorin e ndërtimit ra me 0.3% në zonën e euros dhe me 0.8% në EU28. Rritja prej 1.5% në prodhimin e ndërtimit në eurozonë në gusht të 2014, krahasuar me korrik të vitit 2014, u arrit për shkak të rritjes së ndërtimit masiv me 1.4 përqind dhe strukturave publike me 2.1 përqind.
Në EU28, rritja prej 0.5% u aarit për shkak të të rritjes në ndërtimin masiv me 0.6% dhe strukturave publike me 0.1%. Në mesin e shteteve anëtare për të cilat ka të dhëna në dispozicion, rritjet më të larta në prodhimin në ndërtim janë vënë re në Spanjë (2.7%), Rumani (2.5%) dhe Francë (2.4%), dhe rëniet më të mëdha në Mbretërinë e Bashkuar (-3.2%) , Gjermani (-2.0%), Poloni dhe Slloveni (dy -1.8%).