Një konsorcium italian ka investuar të paktën 3.3 milionë euro në Novoselë në një fabrikë për prodhimin e metaleve. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri mori pjesë në inaugurimin e kësaj sipërmarrjeje duke nënvizuar se prodhimi do të synojë eksportin.
“Jemi këtu në Novoselë, ku pavarësisht se Novosela ditët e fundit ka dominuar lajmet e fatkeqësive natyrore, ka edhe një dimension tjetër, që duhet ta njohë publiku. Në Novoselë po investohet nga kompani të huaja nësektorin e prodhimit. Këtu jemi tek investimi më i fundit, nga një kompani italiane dhe investitorë shqiptarë, të cilët po prodhojnë për tregun, për eksportin, pjesë metalike. Ky është një investim i ri, modern, me teknologjinëmë të fundit dhe që është për t’u përgëzuar. Investimet po shtohen, interesi për Vlorën është rritur”, u shpreh ministri Gjiknuri.
Por industri të kësja natyre kërkojnë edhe një cilësi më të mirë të furizmit me energji çka sipas ministrit do të zgjidhet duke investuar në rrjet.
“Janë probleme të trashëguara ndër vite por gjë që do të zgjidhet shumë shpejt me investimin i cili sapo ka filluar në të gjithë këtë zonë të Novoselës. Pak nga pak kjo zonë po kthehet në një zonë industriale. Investimi i ri i Operatorit të Shpërndarjes do të bëjë të mundur që energjia këtu të vijë pa ndërprerje dhe vitin tjetër do të planifikojmë edhe investim për ta kthyer këtë zonë në 20 kilovolt. Do të thotë që energjia do të jetë me parametrat më të mirë dhe që do të ndihmojë të gjitha bizneset e kësaj zone për të patur energji të pandërprerë”, premtoi ministri.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Pa një port konkurrues në Durrës, Shqipëria do të marrë vetëm ‘peshk të vogël’ të investitorëve. Qeveria duhet të japë përparësi maksimale dhe urgjente në zhvillimin dhe tregtimin e portit. Kjo do të jetë ‘magnet’ për të sjellë investitorë ndërkombëtarë.