Facebook, Inteligjencë Artificiale për të parandaluar vetëvrasjet

28/11/2017 1:03 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Facebook po përdor Inteligjencën Artificiale për të parandaluar vetëvrasjet. Kompania po shfrytëzon teknologjinë për të identifikuar përdoruesit që, në postime apo video direkte, shprehin qëllimin për t’i dhënë fund jetës. Përmbajtja që raportohet nga “truri dixhital” i kalon për ekzaminim ekspertëve, në mënyrë që të ndërhyjnë në kohë me ndihmën e parë nëse është e nevojshme.

Facebook nisi testimin e këtij software në mars në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku muajin e fundit, Facebook ka bashkëpunuar me autoritetet kompetente mbi qindra çështje – shpjegon rrjeti social në një komunikim.

Facebook nuk ka zbuluar shumë detaje të teknike të këtij programi, por kompania tha se kërkimi i software për disa shprehje të caktuara mund të jenë të dhëna, si për shembull pyetjet “A je mirë?” dhe “A mund të ndihmoj?.

Tani këto instrumente do të përhapen në nivel botëror, me përjashtim të Bashkimit Europian. Shoqëria është në diskutime me rregullatorët për të përfshirë sistemin e ri, në mënyrë që të jetë në përputhje me rregullat e Bashkimit Europian për internetin dhe privatësinë.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz