Facebook shtoi për herë të parë videot te rrjeti i saj social një vit më parë. Kjo veçori ka rezultuar e suksesshme deri tani për kompaninë, pasi çdo ditë ka mbi 1 miliard shikime të videove. Megjithatë, ka pasur shumë ankesa nga përdoruesit sa i përket piraterisë së videove, pasi ato mund të shkarkohen lehtësisht.
Kompania njoftoi javën e shkuar se ka krijuar një teknologji të re që do të ndalojë piraterinë e videove. Ky sistem i ri do të zbulojë menjëherë videot e vjedhura dhe do t’i fshijë ato.
“Nuk është e drejtë për ata që krijojnë video interesante”, – shkroi Facebook në një postim në blogun e saj. “Duam që krijuesit të vlerësohen për videot e tyre”.
Për momentin, rrjeti social përdor teknologjinë “Audible Magic” për të identifikuar videot e paautorizuara. Kompania do që të krijojë tani një teknologji të ngjashme me sistemin “Content ID”, i cili arrin të krahasojë videot dhe të shikojë nëse janë të autorizuara apo jo.